Biturku: Fitore që jep shpresë dhe entuziazëm

Sporti

Biturku: Fitore që jep shpresë dhe entuziazëm

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 22:08

Trajneri i Apolonisë, Mariol Miho, është deri diku i kënaqur me lojën, por jo me rezultatin, duke shënjestruar drejtpërdrejt gjyqtarin Sokoli.

Teuta mori tri pikë që vlejnë shumë për t'u larguar zonës së ftohtë, por edhe për rritjen e entuziazmit për sfidën e fundit të fazës së dytë me Tiranën. Ky është mendimi i drejtorit teknik të Teutës, Ilir Biturku, i cili e pranon se "Djemtë e Detit" për momentin mendojnë për të shmangur mbijetesën.

"Kishim një kundërshtar direkt, janë tri pikë të vefshme, që e ngjisin skuadrwn në tabelë, por njëkohësisht jep entuziazëm për ndeshjen e radhës. Kur skuadra pëson 5 humbje radhazi nuk është e lehtw ta karikosh. Për pozitat që kishim, objektivi mbijetesa."

Teuta prodhon lojë, por e ka të vështirë të shkojë deri te goli, problem që drejtuesit e skuadrës kërkojnë ta zgjidhin me ndërhyrjet në merkato.

"Shënojmë pak gola, reparti i sulmit calon. Jemi në tratativa me disa lojtarw, në ditët në vijim do të mësoni edhe emrat"

Trajneri i Apolonisë, Mariol Miho, është deri diku i kënaqur me lojën, por jo me rezultatin, duke shënjestruar drejtpërdrejt gjyqtarin Sokoli.

"Erdhem në Durrës për të luajtur sa më të kujdesshëm, e dinim se sfida ishte e rëndësishme. Kemi shvilluar lojë të mirë, sidomos në pjesën e dytë, kishim thellësi në sulm me futjen e Rajkovic. Gjykimi ishte skandaloz, kam dyshime te penalltia. Arbitri i dha shumë dorë Teutës."

Edhe Miho e sheh shpëtimin te merkato, duke mos u dorëzuar për objektivin mbijetesë.

"Ne i kemi vënë pikëtimet për merkaton, nuk kemi hequr dorë nga kategoria superiore. Lufta do të jetë e fortë deri në fund."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat