Buzëqesh Teuta, Apolonia në krizë të thellë

Sporti

Buzëqesh Teuta, Apolonia në krizë të thellë

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 22:07

Goli i realizuar me 11-metërsh nga Ansi Nika në pjesën e parë, i dha oskigjen formacionit të Gentian Begejës..

Teuta gjeti më në fund fitoren pas 5 humbjeve radhazi në kampionat, pasi mposhti me rezultat minimal në "Niko Dovana" Apoloninë e vendit të fundit, duke marrë në njëfarë mënyrë hak edhe për eliminimin nga Kupa e Shqipërisë. Goli i realizuar me 11-metërsh nga Ansi Nika në pjesën e parë, i dha oskigjen formacionit të Gentian Begejës, që me këtë sukses shkëputet 7 pikë nga zona e ftohtë e renditjes.

Nuk sheh dritë në fund të tunelit ekipi fierak, që fitoren e fundit e kishte shënuar pikërisht ndaj Teutës në fazë e parë të kampionatit. Vendasin shfaqen më kërkues në lojën e tyre që në fillim të sfidës, me rastin e parë të rrezikshëm që u shënua në minutën e 22-te, por goditja e Nikës prirët me portën u kontrollua me lëhtësi nga portieri Cakovic. 4 minuta më pas Deliallisi gjenden i lirë në zonën mike, por në vend që të godasë preferon krosin në qendër, ku nuk ka asnjë shok të skuadrës së tij. Pa u mbushur gjysmë ore lojë (30) Dita i rrëmben ndoshta në mënyrë të parregullt topin kundërshtarit, godet fort në hyrje të zonës, por grushton Cakovic. Në të 37 gjyqtari Sokoli dallon një prekje me dorë në zonën e Apolonisë dhe nuk heziton të sinjalizojë për 11-mëtërsh, që e shndërron në gol Ansi Nika. Goli e cliron psikologjikisht Teutën, e cila e kontrollon me qetësi lojë, për ta shkuar në dhomat e zhveshjes në avantazh të një goli. Në pjesën e dytë Apolonia tenton të reagojë por ekipi fierak e ka të vështirë të shkojë deri te porta e Rizvanit, ndërsa në anën tjetër durrsakët krijojnë të tjera raste të mira për shënim, sikurse në minutën e 59, kur goditja me kokë e Peposhit përfundoi në duart e Cakovic.

Minutat kalojnë me rezultatin që mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën e fundit të Osli Sokolit, që sanksionoi fitoren e djemve të detit pas një ecurie negative në muajt e javët e fundit. Më këtë disfatë të të radhës Apolonia i minimizon shanset për mbijetesë, edhe pse në lojë janë ende 57 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat