Carlos Slim, miliarderi që do të financojë Ferrarin

Sporti

Carlos Slim, miliarderi që do të financojë Ferrarin

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 22:06

Meksikani, manjat i Telekomunikacionit dhe President i Telmex e America Movic, me një pasuri mararmendësi prej 69.5 miliardë Dollarësh, do të jetë një nga sponsorët e rinj.

Carlos Slim njihet si njeriu më i pasur i Botës, vlerësim për të cilin ka garuar në vitet e fundit me Bill Gates apo Warren Buffet dhe tani do të ndihmojë me eksperiencën por mbi të gjitha me llogarinë e tij bankare Ferrarin. Meksikani, manjat i Telekomunikacionit dhe President i Telmex e America Movic, me një pasuri mararmendësi prej 69.5 miliardë Dollarësh, do të jetë një nga sponsorët e rinj që do të përkrahin skuadrën nga Maranello në sezonin e ardhshëm të Formula 1.

Afrimi i Carlos Slim te Ferrari përkon me revolucionin që ka nisur në skuadrën italiane, me rindërtimin e organikes së saj ku pas mbërritjes së bosit të ri, Maurizo Arrivabene u larguan së fundmi edhe Nicolas Tombazis, inxhinieri që kishte ndërtuar njëvendëshet e sezoneve të fundit dhe Pat Fry duke i lënë në këtë mënyrë dorë të lirë James Allison, i cili është zgjedhur Drejtor Teknik i skuadrës dhe Simone Restas që zuri pozicionin e Shefit të Dizajnit.

Sponsorizimi meksikan i Ferrarit është i lidhur edhe me ndryshimet e kalendarit të vitit të ardhshëm, ku Formula 1 ka përfshirë një etapë edhe në Meksikë, por ka të bëjë gjithashtu dhe me ekipin e pilotëve. Ai që do të rreshtohet përkrah Sebastian Vetrel dhe Kimi Raikkonen në rolin e pilotit rezervë dhe atë të koalidatorit është Esteban Gutierrez, meksikani që është përkrahur nga bashkëathetari i tij Slim që në kohët kur garonte për Sauber.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat