Haliti humbi penalltinë! WS Wanderers u gjunjëzua

Sporti

Haliti humbi penalltinë! WS Wanderers u gjunjëzua

Nga: Kemajl Goca Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 19:44

Kampioni i Azisë, skuadra australiane WS Wanderers në kohën e rregullt barazoi 2:2 me kampionin e Algjerisë, ES Setif, në ndeshjen për vend të pestë në Kupën e Botës për Klube në futboll që po mbahet në Marok. Pas penalltive kampioni algjerian ishin më të suksesshëm dhe shënuan fitore me rezultat 5:4. Labinot Haliti luajti titullar për ekipin australian dhe bëri paraqitje të mirë. Golat për ekipin algjerian i shënuan: Mullen (50’-autogol), Ziaya (57’) dhe për ekipin australian: Castelen (5’) e Saba (89’). Karakteristikë ishte se Haliti gjatë kryerjes së penalltive nuk ishte i saktë. Nga 16 penallti gjithsej u realizuan 9!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat