Rama lëndohet! Munich 1860 vetëm një pikë

Sporti

Rama lëndohet! Munich 1860 vetëm një pikë

Nga: Kemajl Goca Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 19:28

Sulmuesi nga Kosova, Valdet Rama, me ekipin e Munich 1860 nuk arritën më shumë se një pikë në përballje me Kaiserslauternin, ndeshje e javës së 18-të e Bundesliga II. Futbollisti Rama startoi nga minuta e parë, por u lëndua në minutën e 40-të dhe u desh të lëshojë fushën. Munich 1860 me gjithë që avancuan të parët dot nuk ia dolën të ruajnë fitoren deri në fund. Stark në minutën 26-të shënoi për epërsinë 1:0, por mysafirët në pesë minutat e fundit (85’) barazuan me golin e Karl. Munich 1860 renditet në vend të 16-të me 16 pikë, kurse Kaiserslautern i pesti me 29 pikë të mbledhura. Kjo ndeshje ishte shikuar nga 13.800 shikues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat