Dosti: Elbasani shkon për pikë në Vlorë

Sporti

Dosti: Elbasani shkon për pikë në Vlorë

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 19:46

Trajneri Muharrem Dosti e pranon që nuk ka qenë e lehtë të mbajë lart moralin e futbollistëve pas disfatës me bardheblutë.

Humbja me Tiranën në minutën e fundit shtesë ka lënë një shijë të hidhur në kampin e Elbasanit, ku kanë mbetur të zhgënjyer edhe nga vendimi i Komisionit të Disiplinës për dënimin me 6 ndeshje pa tifozë. Trajneri Muharrem Dosti e pranon që nuk ka qenë e lehtë të mbajë lart moralin e futbollistëve pas disfatës me bardheblutë, megjithatë ai është i bindur se skuadra ka forca për të reaguar.

"Të them të drejtën gjendja psikologjike ka qenë disi e rënduar sepse nuk ishte e lehtë humbja ne fund te takimit me Tiranën. Pastaj vendimi për të dënuar fushën ishte një tjetër goditje e rëndë për ne. Nuk na mbetet gjë tjetër vecse të japim maksimumin dhe t’i dalim zot vetes".

Sikur të mos mjaftonin ngjarjet e javës së kaluar, Dosti do të vuajë mungesën e disa titullarëve për arsye pezullimi dhe dëmtimi. Ndaj një kundërshtari mjaft cilësor si Flamurtari, Dosti beson se më një taktikë të zgjuar, Elbasani mund të dalë me pikë.

"Flamurtari është një ekip shuëm i fortë, por ne do të shkojmë në Vlorë për rezultat pozitiv. Duhet të jemi të kujdesshëm taktikisht dhe të arrijmë t’i shfrytëzojmë mundësitë tona".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat