Josa: Me Kukësin, ndeshje e hapur

Sporti

Josa: Me Kukësin, ndeshje e hapur

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 19:43

Trajneri i Skënderbeut pret një 90 minutësh të luftuar, ku është është e vështirë të parashikosh rezultatin që do të prodhojë fusha e blertë

Kryendeshja e javës së 14 të Kategorisë Superiore Kukësi - Skënderbeu përfaqëson sfiden e vetme direkte të ksëaj fundjave për kreun e renditjen, pasi vihen përballë dy skuadra që kanë hyrë në garë për objektiva madhorë. Formacioni i Artim Shaqirit synon të shërojë sa më shpejt plagën e hapur nga humbja me Partizanim, ndërsa kampionët në fuqi udhëtojnë drejt verilindjes për të ruajtur vazhdimësinë. Trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa pret një 90 minutësh të luftuar, ku është është e vështirë të parashikosh rezultatin që do të prodhojë fusha e blertë.

"Do të jetë një ndeshje e vështirë, përballë një kundërshtari që ka pretendimet e tij. Të dyja skuadrat do të luftojnë fort, përgjatë gjithë 90 minutëshit dhe unë nuk mund të tem se do të fitojmë, sepse gjithcka do të varet nga mënyra se si do të shkojë loja".

Fakti që Kukësi i ka humbur të gjitha përplasjet e deritanishme me skuadrat pretendente, për trajnerin tiranas nuk do të thotë asgjë. Në fund llogaritë bëhen me pikët e grumbulluara në total.

"Kukësi mund të ketë humbur ndeshjet me skuadrat e kreut, por ka fituar të tjerar. Llogaritë në fund bëhen me pikët në total. Pastaj kjo nbuk do të thotë se meqë ka humbur të parat do të mundet edhe në takimet e tjera me rivalët".

Përsa i përket formacionit që do të zbresë në fushë, i vemti dyshim i Josës lidhet me gjendjen fizike të kapitenit Shkëmbi.

"Dyshimi i vetëm është Shkëmbi, një lojtar shumë i rëndësishëm për skuarën tonë në takimet e deritanishme. Do të presim deri në momentin e fundit për të mësuar nëse do të jetë në fushë ndaj Kukësit".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat