Dua ta fitoj Champions League!

Sporti

Dua ta fitoj Champions League!

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 18:20

Karl-Heinz Rummenigge, shef ekzekutiv i FC Bayernit nga Munihu, shpreson se skuadra e tij do të jetë kopje e Barcelonës si në kohën kur ky kolektiv e kishte trajner Pep Guardiolën. “Dua ta fitoj Champions League sërish. Barcelona ka qenë përherë një shembull për mua, sepse ata kanë arritur të fitojnë në Champions shumë herë brenda pak viteve. Ëndrra ime është që të ngushtojmë diferencën mes viteve kur e fitojmë këtë trofe. Kemi kaluar 25 vite deri sa arritëm te suksesit i katërt dhe 12 deri tek i pesti. Bayerni duhet të zbresë çdo vit në fushë si një nga skuadrat favorite për të shkuar në finale”, shpreh optimizmin Rummenigge.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat