Çiklizmi i Kosovës në janar anëtarësohet në UCI

Sporti

Çiklizmi i Kosovës në janar anëtarësohet në UCI

Nga: Kemajl Goca Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 18:07

Lajme të mira për Federatën e Çiklizmit të Kosovës. Kryetari i kësaj federate, Avni Nuha, konfirmoi se në fund të janarit të vitit 2015 do të janë pjesë e shtëpisë më të madhe të çiklizmit, UCI. “Presim që Federata jonë të pranohet me 30 janar në Federatën Ndërkombëtare të Çiklizmit. Na ka ardhur edhe letra zyrtare nga sekretari i UCI-t, ku me 30 janar mbahet mbledhja e Komitetit Menaxhues të UCI-t dhe aty vendoset pranimi ynë. Prandaj, është sinjal i mirë se më në fund po dalim nga izolimi dhe do të na lejohet me çiklistë që të garojmë në garat zyrtare evropiane e botërore. Ky do të jetë edhe një motivim më i madh për punë për çiklistët tanë, sepse e dinë se do të garojnë në garat zyrtare. E gjitha po arrihet falë një pune të madhe që kemi bërë në të gjitha rrafshet, duke e falënderuar edhe Ministrinë e Sportit të Kosovës e cila na ka ndihmuar shumë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat