Gjuka optimist përballë norvegjezëve të fortë

Sporti

Gjuka optimist përballë norvegjezëve të fortë

Nga: Kemajl Goca Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 18:05

Prishtina synon paraqitje sa më të mirë në sfidën e kthimit në ballafaqim me ekipin nga Norvegjia, Stord Handball! Në sfidën e parë prishtinasit pësuan në Stord me rezultat 39:26, ndeshje e vlefshme e rrethit të tretë të Challenge Cup në hendboll. Bardhekaltrit tërë javën janë përgatitur maksimalisht sidomos studiuan se ku është edhe rreziku më i madh nga rivali. “Përmbysja e rezultatit prej 13 golave është pak e besueshme”, kështu vlerësojnë ekspertët e kësaj loje. Sfida luhet nesër në orën 20.15 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, ndërsa drejtësinë e ndajnë gjyqtarët nga Lituania: Laurynas Mykolaitis e Gytis Sniurevicius, kurse vëzhgues është Delyan Genchev nga Bullgaria. Nga ana tjetër, Egzon Gjuka, hendbollist i Prishtinës, i cili në Stord realizoi 10 gola, shpreh optimizmin se në kryeqytet do të kalojnë shumë më mirë bile shpreson se edhe mund të fitojnë ndaj norvegjezëve.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat