Vidal mendon për dy ndeshjet e mëdha

Sporti

Vidal mendon për dy ndeshjet e mëdha

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 17:49

Futbollisti kilian, Arturo Vidal, mendon për dy sfidat e radhës dhe mjaft të vështira, e para që luhet të dielën me Torinon dhe e dyta, me 9 dhjetor kundër Atletico Madridit në grupin A në Champions League. “Triumfi në Suedi (ndaj Malmos) ishte jetik, ndërkaq, na presin edhe dy sfida të rëndësishme. Derbi me Torinon do të jetë i bukur, por së bashku me duelin ndaj Atleticos do të jenë ndeshje vendimtare për vitin 2014″, ka thënë Vital, i cili është i lumtur te ‘Zonja e Vjetër’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat