Guardiola: Në Bundesligë s’ka fitore të lehta

Sporti

Guardiola: Në Bundesligë s’ka fitore të lehta

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 16:42

FC Bayerni nga Munihu sot në orën 15.30 në Berlin takohet me Hertha-n, në ndeshjen e javës së 13-të të Bundesliga I në futboll. Bayerni synon fitore dhe të ruajë serinë e rezultate pozitive në këtë rang garave. Pep Guardiola, trajner i bavarezëve, tha se në Bundesligë nuk ka fitore të lehta. “Bundesliga nuk është kampionat i mërzitshëm. Ne jemi ekip i mrekullueshëm, por ne kemi për të punuar shumë që t'i fitojmë ndeshjet. Stërvitjet na ndihmojnë mjaft shumë, sepse fitoret në Bundesliga nuk janë të lehta”, tha Guardiola. Bayeerni kryeson me 30 pikë dhe ka shtatë më shumë se i dyti, Wolfsburg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat