Mustafi në llupën e Barcelonës

Sporti

Mustafi në llupën e Barcelonës

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 16:31

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, është prej më të vlerësuarve në vitet e fundit, që aktualisht është pjesë e skuadrës së Valencisë dhe kampion bote me kombëtaren e Gjermanisë, është në llupën e Barcelonës. Katalunasit janë duke kërkuar një zëvendësim për të lënduarin Thomas Vermaelen. Në mesin e lojtarëve që po kërkon Barcelona është edhe futbollisti shqiptar. Barcelona ka kërkuar leje nga FIFA që t’i mundësoj transferimin e një mbrojtësi gjatë dimrit pas lëndimit të Thomas Vermaelen. E përditshmja “El Mundo Deportivo”, shkruan se përforcimi i ri i Valencisë, Mustafi është një opsion i denjë për t’iu bashkuar Barcelonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat