Feronikeli përqafon Kupën e Pavarësisë

Sporti

Feronikeli përqafon Kupën e Pavarësisë

Nga: K.G. Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 15:35

Kampioni vjeshtor, Feronikeli nga Drenasi dhe fitues i Kupës së Kosovës, është fitues i Kupës së Pavarësisë në futboll, e cila u mbajt në Vlorë ditën e 102-vjetorit të Pavarësisë. Feronikeli në finale e mposhti me rezultat 1:0 Shkëndijën e Tetovës. Përparim Livoreka shënoi golin e fitores në minutën e 6-të. Ndeshjet janë luajtur nga 45 minuta dhe secila ka qenë më rivalitet të madh. Në stadiumin e Vlorës u zhvillua edicioni i 6-të, që ka përkuar edhe me inaugurimin e mjediseve të reja të brendshme të stadiumit vlonjat. Çmimi “fair-play” shkoi për Bruno Telushin e Flamurtarit. Lojtari më i mirë u shpall portieri i Feronikelit, Granit Kolshi.
Kupa e Pavarësisë.
Gjysmëfinalet
Shkëndija – Flamurtari 1:0
Llamkos Kosova – Ferronikeli (1:3 pas penalltive)
Finalja

Shkëndija – Ferronikeli 0:1

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat