Mustafi: Mos harroni se nga vini!

Sporti

Mustafi: Mos harroni se nga vini!

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 14:03

Futbollisti i skuadrës së Valencisë, Shkodran Mustafi, ndryshe kampion i botës me kombëtaren e Gjermanisë, ka uruar 28 nëntorin – Ditën e Flamurit. Ai në një postim në facebook ka lëshuar një mesazh për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, se kurrë mos të harrojnë se nga vijnë! Ai është fotografuar me një numër të madh të tifozëve të tij që mbanin flamurin kuqezi dhe ishin të veshur me fanellat e kombëtares së Gjermanisë. “Urime 28 nëntori. Urime Festa e Flamurit. Kurrë mos harroni se nga vini”, ka shkruar Mustafi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat