Çka nëse nuk e fiton ‘Topin e Artë’ Ronaldo?

Sporti

Çka nëse nuk e fiton ‘Topin e Artë’ Ronaldo?

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 11:19


Shumë deklarata, propozime e parashikime secili mund ta fitojë ‘Topin e Artë 2014”, që jepet nga asociacioni më i lartë i futbollit botëror, FIFA. Disa mendojnë se Cristiano Ronaldo është favoritë, e disa dikush nga futbollistët gjerman, pasi që janë kampion bote. Mbrojtësi i Real Madridit, Fabio Coentrao, tha se do të ishte turp nëse Ronaldo nuk e fiton ‘Topin e Artë’. “Të gjithë e dinë se do të ishte turp nëse ndonjë lojtar tjetër pos Ronaldos e fiton ‘Topin e Artë’. Është një çmim individual, e jo ekipor. Statistikat e tij në Champions League janë të pabesueshme dhe njerëzit duhet që të llogarisin po ashtu edhe numrin e golave që ai ka shënuar këtë sezon tashmë. Të gjithë e dinë se për këtë vit më i miri është Ronaldo”, ka thënë Coentrao.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat