Martinez: Evertoni ishte i përkryer

Sporti

Martinez: Evertoni ishte i përkryer

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 09:45

Menaxheri i Evertonit, Roberto Martinez, ka lavdëruar paraqitjen “e përkryer” të skuadrës së tij pas fitores 2-0 ndaj Wolfsburg për të kryesuar grupin H në Europa League.
Barazimi 1-1 në mes Lille dhe Krasnodar i dha mundësinë skuadrës angleze të sigurojë vend në fazën e ardhshme, pavarësisht rezultatit në Volkswagen Arena në Gjermani. Por ata luajtën në mënyrë profesionale dhe fituan me golat e shënuar nga dyshja belge Romelu Lukaku dhe Kevin Mirallas.

“Ishte një paraqitje e përkryer në udhëtim. Kundërsulmet tona ishin vdekjeprurëse dhe mendoj se ishim të jashtëzakonshëm”.

“Merita të mëdha po ashtu duhet të shkojmë për pesëshen mbrojtëse pasi ata e ruajtëm portën e pastër këtu, që është një arritje fantastike”, ka deklaruar Martinez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat