Iniesta gati për sfidën me Valencian

Sporti

Iniesta gati për sfidën me Valencian

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 00:22

Bëhet fjalë për mesfushorin Andres Iniesta, i cili ka marrë plotësisht veten nga dëmtimi.

Lajme të mira për Barcelonën. Skuadra katalanase pas fitores 4-0 përballë Apoel Nicosias dhe rekordeve të njëpasnjëshme të Messit, do të ketë në dispozicion edhe një tjetër futbollist shumë të rëndësishëm për sfidën e ardhshme në La Liga ndaj Valencias. Bëhet fjalë për mesfushorin Andres Iniesta, i cili ka marrë plotësisht veten nga dëmtimi që ka mbajtur jashtë fushave prej dicka më shumë se një muaji. Iniesta nuk luan një ndeshje me Barcelonën që nga 25 Tetori i shkuar kur katalanasit mundeshin në El Clasicon e Bernabeut me rezultatin 3-1 nga Reali i Madridit.

Këtë të Enjte në stërvitjen e radhës të Barcelonës në prag të transfertës së Mestallas, futbollisti 30-vjecar mori pjesë në të gjithë seancën së bashku me pjesën tjetër të skuadrës, me Iniestan që duket se ka lënë gjithçka pas dhe mund të luajë që nga minuta e parë përballë Valencias. Gjithsesi vështirë se trajneri i Barcës, Luis Enrique do ta rrezikojë mesfushorin spanjoll duke e hedhur në fushë që nga fillimi, por i sigurt është fakti se numri 1 i stolit të Barcelonës do t’i rezervojë disa minuta futbollistit kampion bote me kombëtaren La Roja në vitin 2010. Mungesa e vetme e Barcelonës në seancën e fundit stërvitore ishte ajo e qendërmbrojtësit Thomas Vermaelen, i cili do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në fundjavë dhe pritet të mungojë për të gjithën pjesën e mbetur të këtij sezoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat