Mustafi: Dikur jetoja me 400 euro në muaj

Sporti

Mustafi: Dikur jetoja me 400 euro në muaj

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 22:37

Shkodran Mustafi ka folur për kohën para se të bëhej futbollist i famshëm.
Futbollisti shqiptar, Shkodran Mustafi, ka krahasuar kohën e para disa vjetësh dhe atë që po e jeton tani.

Mustafi është shprehur kundër jetës luksoze, duke thënë se dikur jetonte me 400 euro në muaj.

“Në kohën e sotme duket normale të posedoni një makinë me vlerë prej 200 mijë euro ose të dilni për darkë me shoqëri ose familje dhe të shpenzoni 400 euro”, u shpreh Mustafi.

“Por, kjo nuk është mënyra e duhur për të jetuar: nuk duhet harruar se ke pasur vetëm 400 euro në muaj në dispozicion disa vjet më parë”, shtoi mbrojtësi shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat