Barcelona, Vermaelen do të operohet në Finlandë

Sporti

Barcelona, Vermaelen do të operohet në Finlandë

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 22:09

Mbrojtësi i Barcelonës nuk po gjen paqe për shkak të një dëmtimi të vjetër që po e mban në infermieri.

Thomas Vermaelen do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale për t’i dhënë fund problemeve muskulore. Mbrojtësi i Barcelonës nuk po gjen paqe për shkak të një dëmtimi të vjetër që po e mban në infermieri dhe sipas burimeve nga klubi katalanas, ai kërkon që ta mbyllë përfundimisht këtë problem me një operacion që do t’i kushtojë 4-5 muaj pushim absolut. 29-vjeçari do të udhëtojë drejt Finlandës për të kryer ndërhyrjen me mjekun e njohur Sakari Orava, i cili konfirmon se një dëmtim i tillë muskulor kërkon kohë për rikuperimin e plotë.

Një dëmtim të ngjashëm pësoi edhe Pep Guardiola në vitin 1998. Mbrojtësi belg u transferua te Barcelona gjatë merkatos së kësaj vere por ai nuk ka luajtur ende asnjë ndeshje zyrtare për shkak të dëmtimit të rëndë. Me Arsenalin ai u bashkua në vitin 2009 dhe kaloi në Londër 5 sezone duke numëruar 110 ndeshje dhe 13 gola të shënuar. Gjendja e tij fizike ka hedhur shumë dyshime për të ardhmen e tij në Katalonjë pasi me kalimin e muajve nuk është parë në fushën e lojës, por tashmë zbardhet gjithçka sepse metodat tradicionale të rikuperimit nuk kanë funksionuar, çka ka bërë që klubi dhe lojtari të zgjedhin ndërhyrjen kirurgjikale

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat