Peshëngritje, Hysen Pulaku kampion Europe për të rinjtë

Sporti

Peshëngritje, Hysen Pulaku kampion Europe për të rinjtë

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 21:09

Pas suksesit Botëror të Daniel Godellit e Romela Begajt, Hysen Pulaku ka fituar një tjetër medalje të artë në shtytje në kampionatin europian të peshëngritjes për të rinj.

Peshëngritja i sjell një tjetër medalje të artë Shqipërisë në një vit historik për të. Pas suksesit Botëror të Daniel Godellit e Romela Begajt, Hysen Pulaku ka fituar një tjetër medalje të artë në shtytje në kampionatin europian të peshëngritjes për të rinj që po zhvillohet në Limasol të Qipros. Peshëngritësi nga Elbasani ngriti plot 203 kilogram në shtytje në kategorinë 85 kilogram duke fituar vendin e parë, një provë fantastike kjo duke marrë parasysh se me këtë rezultat Pulaku ngriti 3 kilogramë më shumë në krahasim me provën e tij në Botërorin e Kazakistanit që u zhvillua para pak ditësh. 22-vjecari përmirësoi provën e tij edhe në shtytje me 166 kilogram, një kilogram më tepër nga pesha që ngriti në botëror, duke marrë medaljen e argjendtë në këtë stil.

Në dygarësh peshëngritësi shqiptar me 369 kilogram që ngriti në total u rendit në vendin e dytë duke marrë një tjetër medalje të argjentë. Në dygarësh në fakt Pulaku e humbi titullin kampion Europe për të rinj vetëm për 1 kilogram pasi kaq ishte diferenca mes tij dhe rusit Albert Saiakhov që u rendit në vendin e parë. Gjithsesi me 1 medalje ari dhe dy argjendi, Pulaku mbyll një vit fantastik për peshëngritjen shqiptare ndërkohë që forma e tij ka rritur optimizmin te drejtuesit e peshëngritjes shqiptare me presidentin e FSHP, Elez Gjoza që deklaroi në linjë telefonike për Sport News se Hysen Pulaku do të jetë surpriza e madhe e peshëngritjes shqiptare në botërorin e vitit 2015 por dhe në Lojërat Olimpike të Rios një vit më pas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat