Të gjithë të çmendur pas Shaqirit

Sporti

Të gjithë të çmendur pas Shaqirit

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 19:23

Duke u bazuar në ato që zbulojnë media të ndryshme nuk janë vetëm Juventusi dhe Atletico e Madridit, dy klubet që dëshirojnë të afrojnë në skuadrat e tyre Shaqirin.

Deklaratat e dhëna së fundmi nga kajzeri Franz Beckenbauer se Xherdan Shaqiri do të largohet nga Bayerni në merkaton e ardhshme, kanë bërë që të shtohet numri i skuadrave pretendente që kërkojnë të kenë shërbimet e futbollistit 23-vjeçar. Duke u bazuar në ato që zbulojnë media të ndryshme nuk janë vetëm Juventusi dhe Atletico e Madridit, dy klubet që dëshirojnë të afrojnë në skuadrat e tyre Shaqirin pasi edhe Arsenali, Liverpooli, Napoli dhe Interi e pëlqejnë tejmase lojtarin e kombëtares zvicerane.

Gjithsesi për të lënë të lirë Shaqirin në merkaton e muajit Janar, Bayerni kërkon 2 milionë Euro për huazimin dhe 15 milionë Euro të tjera për blerjen përfundimtare të 23-vjecarit verën e ardhshme. Të kaltërit e Benitez janë skuadra më e fundit që i janë shtuar radhës së gjatë të ekipeve pretendente që kërkojnë shërbimet e Shaqirit. Dëmtimi i Lorenzo Insignes ka vënë në alarm drejtuesit e Napolit të cilët shohin te ish lojtari i Baselit zëvendësuesin ideal të 23-vjeçarit italian. Por pavarësisht përpjekjeve të klubit napoletan në radhë të parë për të marrë shërbimet e Shaqirit qëndrojnë Juventusi dhe Liverpooli, dy klube që e kanë shprehur prej kohësh interesimin e tyre për 23-vjeçarin nga Gjilani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat