Del Bosque kundër kritikave të Ramos: Gaboi!

Sporti

Del Bosque kundër kritikave të Ramos: Gaboi!

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 19:22

Pak ditë më parë mbrojtësi i Realit foli me tone të ashpra për dy futbollistët e Chelsea, Costa e Fabregas.

Vicente Del Bosque kritikon Sergio Ramos-in për deklaratat e këtij të fundit në lidhje me Diego Costën dhe Cesc Fabregas. Pak ditë më parë mbrojtësi i Realit të Madridit foli me tone të ashpra për të dy futbollistët e Chelsea-it të cilët sipas sipas tij nuk angazhohen siç duhet me kombëtaren e Spanjës pasi e përqëndrojnë të gjithë vëmendjen te klubi tyre. Ramos thumboi gjithashtu ish trajnerin e tij Jose Mourinho duke deklaruar se portugezi ka patur ndikimin e tij në këtë çështje duke mos i lejuar Costën dhe Fabregasin të ishin pjesë e Spanjës në dy sfidat e fundit përballë Bjellorusisë dhe Gjermanisë.

Gjatë orëve të fundit 28-vjeçari i Realit u kritikua nga Fabregas për deklaratat e tij që krijuan jo pak polemika, dhe vetëm pak çaste më vonë Ramos mori edhe një tjetër shuplakë, këtë herë nga numri 1 i stolit të kombëtares La Roja, Vicente Del Bosque. Ky fundit në një intervistë për mediat spanjolle i tërhoqi veshin futbollistit të tij duke u shprehur se Ramos duhet ti evitonte ato deklarata.” Sergio Ramos ka gabuar, nuk duhet ta thoshte dicka të tillë, ishin këto fjalët e 63-vjeçarit që qëndron në krye të Spanjës që prej vitit 2008. Trajneri i La Rojas zbuloi gjithashtu se Diego Costa e përjetoi shumë keq faktin që nuk mundi të ndihmonte dot përfaqësuesen në ato dy takime. Kritikat e Del Bosques ishin të tretat në rradhë për Sergio Ramosin pas atyre të Mourinhos dhe Fabregasit. Trajneri i Chelsea-it në lidhje me deklaratat e spanjollit të Realit theksoi se Ramos është një futbollist jashtëzakonshëm por nuk është një mjek.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat