Simeone: Për Cercin duhet të pyesni klubin

Sporti

Simeone: Për Cercin duhet të pyesni klubin

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 19:22

Kanë mjaftuar disa fjalë të trajnerit argjentinas për të kuptuar se tashmë muaji i mjaltit midis futbollistit italian dhe klubit spanjoll ka përfunduar.

Diego Paolo Simeone hap një dritare për rikthimin e Alesio Cercit në Serie A. Në përfundim të sfidës së Champions League Atletico Madrid – Olimpiakos, kanë mjaftuar disa fjalë të trajnerit argjentinas për të kuptuar se tashmë muaji i mjaltit midis futbollistit italian dhe klubit spanjoll ka përfunduar. Edhe në këtë ndeshje ish mesfushori i Torinos nuk është grumbulluar me skuadrën, duke qëndruar jashtë në të dytin takim, pavarësisht paraqitjes së mirë me përfaqësuesen italiane ndaj Shqipërisë. Në konferencën për shtyp pas sfidës së fituar me Olimpiakos, Simeone shpenzon një fjali për Cercin duke i hapur dyert e largimit.

"Të shes Cercin? Nuk e di, duhet të flisni me drejtuesit e klubit që dinë dicka më shumë".

Mjafton kjo fjali për të ndezur shpresat e Interit për një goditje në muajin janar, pasi shpresat e Cercit për tu marë në konsideratë nga trajneri Simeone janë shuar, dhe tashmë mund të konsiderohet si një futbollist i vendosur në merkato. Mancini kërkon ta marë në skuadër por deri më tani oferta konkrete në drejtim të Kolchoneros ka munguar, teksa zikaltërit shpresojnë për një huazim të 27 vjecarit. Këtu duket dhe problemi pasi Atletico do të pranonte huazim por nëse do të vinte me të drejtë blerje, për të kthyer investimin e bërë verën e kaluar pëër 15 milion euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat