Kupa Pavarësia në edicionin e 6 të saj

Sporti

Kupa Pavarësia në edicionin e 6 të saj

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 19:21

Ekipet pjesëmarrëse në këtë turne të këtij viti janë Flamurtari, Shkëndija e Tetovës dhe dy skuadrat e kampionatit të Kosovës, Llamkos dhe Ferronikeli.

Kupa Pavarësia mbërrin në etapën e 6 të saj. Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me bashkinë e qytetit të Vlorës, do të organizojë më 28 Nëntor edicionin e 6 të Kupës Pavarësia. Një turne miqësor në të cilën marin pjesë skuadrat shqiptare nga të gjitha trevat, brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Ekipet pjesëmarrëse në këtë turne të këtij viti janë Flamurtari, Shkëndija e Tetovës dhe dy skuadrat e kampionatit të Kosovës, Llamkos kampionia në fuqi dhe Ferronikeli fitues i Digitalb Kupa e Kosovës.

Për dy skuadrat nga kampionati i Kosovës ky është edicioni i parë në të cilën marrin pjesë, teksa më herët ka qënë Prishtina që ka përfaqësuar Kosovën në këtë turne miqësor mbarëkombëtar. Turneu ashtu si dhe herët e tjera do të shohë skuadrat të ndahen nga shorti në dy cifte gjysmëfinaliste. Ndeshjet do të jenë me nga 45 minuta dhe fituesit do të përballen në finale ku edhe aty do të diskutohet trofeu brenda 45 minutave. Nga skuadrat pjesëmarrëse Flamurtari ka fituar edicionin e parë ndërsa Shkëndija të 4 që ka korresponduar me 100 vjetorin e pavarësisë së vendit. Turneu do të nisë të premten në orën 12:00 dhe do të transmetohet direkt në Supersport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat