Allegri: Duam vendin e parë në grup

Sporti

Allegri: Duam vendin e parë në grup

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 19:19

Trajneri bardhezi beson se kampionët e Serisë A mund të fitojnë me dy gola diferencë ndaj Los Colchoneros për të siguruar vendin e parë.

Juventusit i mjafton vetëm barazimi në sfidën e fundit me Atleticon e Madridit për të kaluar fazën e grupeve të Champions League, por trajneri Massimiliano Allegri synon shumë më tepër se kaq. Trajneri bardhezi beson se kampionët e Serisë A mund të fitojnë me dy gola diferencë ndaj Los Colchoneros për të siguruar vendin e parë.

"Kemi dy rezultatet në dispozicion kundër Atleticos së Madridit, por ne duhet të fitojmë me një diferencë prej dy golash për t’u renditur më pas të parët. Kështu në fazën tjetër do të përballeshim me një skuadër që e ka mbyllur fazën e grupeve në vendin e dytë. Nuk do të jetë e lehtë sespe ata do të bëjnë gjithcka për ta ruajtur pozicionin që kanë.”

Në fakt, Juventusi që renditet në vendin e dytë në kuotën e 9 pikëve, mund të kualifikohet edhe nëse humbet ndaj Atleticos në Juventus Stadium ndërsa Olimpiakos nuk arrin të mposhtë suedezët e Malmoes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat