Një skandal i tmerrshëm

Sporti

Një skandal i tmerrshëm

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 16:05

Trajneri i Malmos, Age Hereide, gati sa ka dalë mendsh nga nervozizmi me gjyqtarin e ndeshjes Malmo-Juventus. Ai kritikon ashpër gjyqtarin Proenca, duke aluduar se goli i dytë nuk ishte i rregullt i sulmuesit Carlos Tevez. Malmo e humbi sfidën me rezultat 2:0 nga Juventusi, ndeshje e vlefshme e grupit A në Champions League. “Pati një faull ndaj lojtarit tonë Johannson dhe aty erdhi më pas goli i dytë i tyre. Ky është një skandal i tmerrshëm, por edhe fakti që na ndëshkuan dhe nxorën nga loja për protesta që absolutisht nuk ishin agresive. Ne bëmë një pjesë të parë të mirë, gjithsesi gjyqtari e vendosi takimin. Na ngelet vetëm që të respektojmë vendimin e gjyqtarit, edhe pse ai nuk na respektoi ne. E patëm të vështirë të komunikonim me të, sepse nuk e flet mirë anglishten”, ankohet Hereide.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat