A ishte edicion pozitiv për Massan?

Sporti

A ishte edicion pozitiv për Massan?

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 14:59

Pilotit i Williams, Felipe Massa, shprehet optimist i madh për garat e ardhshme. Ai është i bindur se në edicionin e ri do të jetë edhe më luftarak në çdo garë për të arritur më të mirën. Gjatë një interviste për të përditshmen britanike “The Sun”, ka thënë: “Sezoni që lamë pas ishte tepër pozitiv për Williams dhe për mua personalisht. Dua të falënderoj inxhinierët e makinës për punën e shkëlqyer dhe jam i bindur se edhe në sezonin e ardhshëm, do të përsëritemi në të njëjtat nivele”. Ai flet edhe për kalimin e Sebastian Vettel në Ferrari. “Sebastian është një pilot i shkëlqyer dhe jam i bindur se kalimi te Ferrari do ta stimulojë shumë”, ka thënë Massa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat