Shqipëria dy vende më poshtë

Sporti

Shqipëria dy vende më poshtë

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 13:27

Pavarësisht paraqitjes mbresëlënëse në dy miqësoret e luksit ku ka marrë një barazim me Francën dhe humbje minimale me Italinë, Shqipëria humbet dy pozicione në renditjen e FIFA-s për muajin nëntor. Kuqezinjtë e De Biasit kanë rrëshqitur nga vendi i 48 në të 50, me 577 pikë nga 604 që kishte një muaj më parë. Megjithatë nuk ka ndryshuar shumë ecuria e skuadrave të tjera të grupit I eleminator të Euro 2016 ku bëjnë pjesë edhe kuqezinjtë tanë. Portugalia është rritur më dy pozicione duke u klasifikuar në vendin e 7 teksa ka parakaluar Francën në këtë renditje. Po dy pozicione ka fituar dhe Danimarka që renditet në vendin e 30 me 804 pikë duke kaluar Rusinë. Në vend numëro është Serbia e cila vijon të jetë në vendin e 46 me 617 pikë, tre pikë më shumë sesa një vit më parë. Armenia ruan ritmin e kuqezinjve dhe humbet dy pozicine në renditje duke zbritur në vendin e 77 me 436 pikë, 4 më shumë se një muaj më parë. Fati i keq i armenëve është se skuadrat e tjera që një muaj më parë ishte poshtë në renditje kanë marrë rezultate më të mira. Kreu i klasifikimit botëror mbahet nga Gjermania kampione e botës me 1725 pikë e ndjekur nga Argjentina dhe Kolumbia. 6 vendet e para nuk kanë ndryshuar, teksa bie në sy avancimi i Spanjës me një shkallë në këtë klasifikim nga vendi i 10 në të 9 duke parakaluar Uruguain.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat