Kallen serbët nga atmosfera në Prishtinë

Sporti

Kallen serbët nga atmosfera në Prishtinë

Nga: Kemajl Goca Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 11:22

Shovinistët serb edhe ndeshjen miqësore të basketbollit e quajnë provokim në mes Sigal Prishtinës, kampion i Kosovës dhe skuadrës me renome kroate, Cibona nga Zagrebi. Njëfarë portali serb, ‘Kurir’ shkruan: ‘Provokim, Cibona luajti ndeshje në Prishtinë me Sigal Prishtinën’. “Palestra e sportit në Prishtinë ishte e mbushur me shikues dhe ishte një pankartë me shkronja të mëdha në gjuhën angleze: Faleminderit Cibona”, shkruan ky farë portali. Sipas këtij portalit, drejtori i klubit prishtinas, Florian Miftari, ka thënë se dy klubet (Sigal Prishtina e Cibona) kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi. Miftari ka thënë se Serbia duhet ta pranojë realitetin. Sipas ‘Kurir’ ndeshja u luajt në kujtim të legjendës të basketbollit kroat, Drazhen Petroviç. “Ndeshjen në Prishtinë e kanë shikuar disa nga ministrat në Qeverinë e Kosovës, ambasadori kroat në Kosovë dhe të tjerët”, shkruan ‘Kurir’. Presidenti i klubit, Aleksandar Petroviç është pritur nga ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, dhe ka folur edhe me Blerand Stavilecin (ky farë portali e paraqet si ministër aktual i Ministrisë se Bujqësisë)”, ka shkruar mes të tjera ky farë portali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat