Hasi: Pesë pikë, rekord!

Sporti

Hasi: Pesë pikë, rekord!

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 11:06

Më mirë nuk ka mundur të kalojë Anderlecht në grupin D në Champions League në futboll. Nuk ka ka mundur të jetë më mirë kur dihet se në grup ka edhe Dortmundin dhe Arsenalin, dy gjigantë evropian. Skuadra e Anderlecht zënë vendin e tretë me 5 pikë, e cila ia siguron kualifikimin në Europa League. Besnik Hasi, trajner i Anderlecht, gjithsesi i quajti pesë pikë rekorde por nuk e cilëson edhe historik kualifikimin në Europa League. Anderlechti i Brukselit për herë të parë evitoi vendin e fundit në fazën e grupeve të Champiosn League nga viti 2000 dhe kjo meritë i atribuohet edhe trajnerit shqiptar, Hasi. “Ky kualifikim nuk është historik. Do të ishte historik nëse do të arrinim në fazën e eliminimeve. Është e vërtetë se 14 vjet presim këtë. Kemi marrë pesë pikë rekorde, por mund të merrnim më shumë. Jam i kënaqur me këtë fitore dhe tani mendoj për Europa League, një garë po ashtu e vështirë”, tha Hasi, i cili është i lumtur që mposhtën me rezultat 2:0 Galatasarayn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat