Kroatët raportojnë: Cibona shkaktoi eufori në Kosovë

Sporti

Kroatët raportojnë: Cibona shkaktoi eufori në Kosovë

Nga: K.Goca Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 10:48


Mediet kroate janë të fascinuar për mikpritjen që iu bë klubit me renome Cibonës nga Zagrebi, e cila të mërkurën në mbrëmje luajti miqësore me Sigal Prishtinën në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. Cibona fitoi me 20 pikë dallim (101:81) kundër Prishtinës. “Cibona shkaktoi eufori në Kosovë. Cibona Prishtinën e shndërroi në një spektakël të vërtetë. Cibona ishte hera e parë në histori që zbarkon në Kosovë. Aleksandar Petroviç, kryetar i Cibonës dhe i Prishtinës, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi”, shkruajnë mes të tjerat mediet kroate, duke shtuar se basketbollistët e Cibonës u pritën si yje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat