Garë e fortë në Prishtinë

Sporti

Garë e fortë në Prishtinë

Nga: K.Goca Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 10:18

Në Prishtinë (më 29 nëntor) mbahet turneu ndërkombëtar “Adem Jashari” në xhudo. “Turneu mbahet për nder të Kryeheroit tonë Kombëtar dhe i cili turne këtë vit si kurrë më parë do të sjellë ekipe të forta dhe cilësore nga afër dhjete shtete pjesëmarrëse.
Turneu fillon në orën 11.00 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit, dhe marrin pjesë garues me nivel nga shtete të forta të xhudos, si: Rumunia, Bullgaria, Turqia, Kroacia, Shqipëria, Maqedonia dhe të gjitha klubet e Kosovës. Luftëra të forta priten sidomos për të rritur e ku do marr pjesë edhe garuesi ynë më i mirë për meshkuj, Akil Gjakova dhe për momentin kandidat për Lojëra Olimpike dhe i cili do të ketë konkurrencë të fortë sidomos me garuesit nga Bullgaria dhe në kategorinë e të cilit presim luftëra shumë interesante. Gara do të zhvillohet në 4 tatami në të gjitha grupmoshat, femra dhe meshkuj. Kurse për femra do të ketë luftëra të forta në mes garueseve tona dhe garueseve rumune e turke sidomos në grupmoshat e reja. Priten rreth 250 garues pjesëmarrës”, tha Driton Kuka, drejtor sportiv i Federatës së Xhudos së Kosovës dhe përzgjedhës i kombëtares.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat