Drogba i mahnitur me fuqinë golashënuese të Chelseat

Sporti

Drogba i mahnitur me fuqinë golashënuese të Chelseat

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 10:10

Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, ka lavdëruar fuqinë e Bluve në repartin e sulmit, pasi Blutë shkatërruan Schalken duke e mposhtur me rezultat 5-0 në Gjermani të martën mbrëma.
“Mendoj se Chelsea ka të drejtë të thotë se ne kemi skuadër të shkëlqyeshme në aspekt të shpirtit, një makinë në aspekt të punës së palodhshme dhe efikasitetit”.

“Kjo është edhe efektive, por me lojtarët sulmues, shkalla e pasimeve dhe kualiteti i pasimeve është më i lartë. Ne kemi më shumë lojtarë kreativ, që e bën mbase më të mirë skuadrën”.

“Në dyja aspektet më e rëndësishme është të fitojmë tituj, andaj ky ekip do të jetë i mirë vetëm nëse fiton tituj dhe trofe të mëdhenj. Atëherë do të jemi në gjendje ta krahasojmë me skuadrat e mëhershme”, ka thënë Drogba

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat