Garcia paralajmëron rivalët: Atletico po forcohet

Sporti

Garcia paralajmëron rivalët: Atletico po forcohet

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 10:06

Raul Garcia paralajmëron rivalët e Atletio Madridit duke thënë se ekipi i tij është duke u përmirësuar në çdo ndeshje.
Kampionët e Spanjës siguruan kualifikimin në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve me një fitore 4-0 ndaj Olympiacosit me Mario Manxhukiq që realizoi hat-trik në ndeshjen e zhvilluar në Vicente Calderon.

“Më e rëndësishmja është se ne po vazhdojmë me fitore dhe jemi duke luajtur mirë”, ka thënë Raul Garcia për UEFA.com, transmeton Koha.

“Fillimi i sezonit gjithmonë i vështirë, por ne jemi duke punuar shumë dhe po përmirësohemi pas çdo ndeshje”, ka shtuar spanjolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat