Nasri: Vetëm Ronaldo është më i mirë se Aguero

Sporti

Nasri: Vetëm Ronaldo është më i mirë se Aguero

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 10:06

Mesfushori i Manchester Cityt, Samir Nasri, ka lavdëruar autorin e tre golave në fitoren 3-2 ndaj Bayern Munich.
“Nuk mendoj se duhet të flas për paraqitjen e tij – statistikat flasin vetë. Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm në ditët e tij. Ai është i pandalshëm. Mbrëmë (të martën) ne kishim nevojë për të dhe ai e tregoi veten”.

“Për momentin ai është një prej më të mirëve në botë. Përveç Cristiano Ronaldos, i cili është prej një planeti tjetër, ai është në nivel me (Lionel) Messi dhe (Luis) Suarez”.

“Ai ka qenë i pabesueshëm këtë vit. Ai i tillë ishte edhe vitin e kaluar, i vetmi problem ishte lëndimi i tij”.

“Këtë vit ai ka qenë më i gatshëm dhe kur ai është një përballë një me portierin, ai nuk duket se do ta humbë rastin. Ai gjithmonë e bën diferencën dhe gjithmonë na lehtëson neve në momente të vështira”, ka thënë Nasri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat