Alban Hoxha rikthehet në stërvitje

Sporti

Alban Hoxha rikthehet në stërvitje

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 00:42

Pavarësisht dramës dhe dhimbjes së thellë gardiani 27 vjeçar është treguar një profesionist i vërtetë duke u bashkuar me shokët e skuadrës për të nisur javën e përgatitjeve

Alban Hoxha rikthehet në stërvitje. Portieri i Partizanit është bashkuar me skuadrën pas fatkeqësisë së rëndë familjare që i ndodhi pak ditë më parë duke u vënë në dispozicion të trajnerit Shpëtim Duro. Pavarësisht dramës dhe dhimbjes së thellë gardiani 27 vjeçar është treguar një profesionist i vërtetë duke u bashkuar me shokët e skuadrës për të nisur javën e përgatitjeve për ndeshjen e rradhës me Teutën. Rikthimi i portierit Hoxha është padyshim një lajm i mirë për Partizanin dhe tifozët që janë solidarizuar me mbrojtësin ekstrem në këto ditë të vështira për të.

27 vjeçari ka rezultuar një garanci mes shtyllave për të kuqtë duke ruajtur të paprekur portën e Partizanit për 9 ndeshje deri në momentin që fatkeqësia familjare e detyroi të mungonte në ndeshjen me Skënderbeun. Për sa i përket prapavijës për ndeshjen e javës së 14 me Teutën te Partizani rikthehet edhe Endri Vrapi por dhimbjet e kokës për trajnerin Shpëtim Duro vijnë nga reparti i avancuar. Në stërvitjen e së mërkurës nuk kanë marrë pjesë Mentor Mazrekaj dhe kapiteni Nderim Nexhipi që sipas të gjitha gjasave nuk do të mund të rikuperohen për takimin me bregdetarët, ndërkohë që nuk do të jetë i disponueshëm as serbi Racic që ka plotësuar numrin e kartonave. Një situatë vërtet problematike kjo për trajnerin Duro që i duhet të improvizojë thyuajse gjithë repartin e avancuar në kërkim të një tjetër fitoreje në rrugën për realizimin e objektivave sezonalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat