Pekerman: Ndaj Brazilit për hakmarrje

Sporti

Pekerman: Ndaj Brazilit për hakmarrje

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 21:28

Në Kili, Kolumbia dhe Pekerman do të kërkojnë të përsërisin suksesin që Los Cafeteros arritën në vitin 2001 duke fituar për herë të parë në historinë e tyre Kupën e Ameri

Trajneri i Kolumbisë Jose Pekerman është i bindur se përfaqësuesja që ai drejton do të arrijë të hakmerret ndaj Brazilit kur të dyja kombëtaret të përballen në sfidën e vlefshme për grupin C të Kupës së Amerikës që do të zhvillohet verën e ardhshme në Kili. Los Cafeteros edhe pse në Brazil zhvilluan Botërorin e tyre më të mirë në histori nuk shkuan më shumë se faza çerekfinale, dhe ishte pikërisht Selesao ajo që eliminoi Kolumbinë pasi e mundi me rezultatin 2-1. Por duke ditur faktin që ka në skuadër shumë lojtarë të kalibrit të lartë si James Rodrigues, Radamel Falcao apo edhe Juan Cuadrado, Pekerman beson te një sukses i mundshëm përballë Brazilit në Kupën e Amerikës.

“E dinim që përpara hedhjes së shortit se do të përballeshim me një skuadër të madhe që në fazën e grupeve. Fati e deshi që edhe njëherë tjetër të kemi si kundërshtar Brazilin. Fakti që do të ndeshemi me Brazilin më gëzon pasi Selesao është një kombëtare që ne e njohim shumë mirë. Pas Kupës së Botës jemi përballur me Brazilin në një takim miqësor dhe ata më janë dukur një skuadër në rritje. Dunga po bën një punë të mirë dhe besoj se do të na hapë jo pak probleme. Gjithsesi unë i njoh aftësitë e skuadrës time dhe kam besim te një triumf ndaj 5-herë kampionëve të Botës. I sigurt është fakti që ndeshja me Brazilin do të jetë shumë e rëndësishme për ne”.

Në Kili, Kolumbia dhe Pekerman do të kërkojnë të përsërisin suksesin që Los Cafeteros arritën në vitin 2001 duke fituar për herë të parë në historinë e tyre Kupën e Amerikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat