Ribery: “Topi i Artë”? Gjithçka është politike

Sporti

Ribery: “Topi i Artë”? Gjithçka është politike

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 21:26

Është kjo deklarata befasuese Franck Ribery, i cili ishte një ndër tre kandidatët kryesore për ta marrë këtë trofe një vit më parë.

“Cmimi i Topit të Artë nuk i jepet më futbollistit më të mirë në botë, ky vendim është më shumë politik dhe nuk jepet më për performancat e shkëlqyera gjatë një viti”. Është kjo deklarata befasuese Franck Ribery, i cili ishte një ndër tre kandidatët kryesore për ta marrë këtë trofe një vit më parë. Sipas francezit, ky trofe e ka humbur kuptimin, duke kujtuar mënyrën se si u trajtua Cristiano Ronaldo një vit më parë.

“Kam mësuar shumë gjatë ceremonisë gala të vitit të kaluar. Që para se të shkoja në këtë ceremoni i thashë bashkëshortes sime se do të humbisja. E kuptova që kur pashë se si Sepp Blatter përqafonte Cristiano Ronaldon, i cili kishte marrë me vete të gjithë familjen e tij. Unë nuk jam i marrë, ishte e qartë se do të fitonte ai”.

Ribery nuk ka asnjë dyshim, Topin e Artë këtë vit duhet ta fitojë një futbollist i Bayernit, Manuel Neuer ose Arjen Robben.

“Do të jetë e njëjta gjë edhe këtë vit. E cfarë mund të them me tepër? Manuel Neuer dhe Arjen Robben e meritojnë ta fitojnë Topin e Artë. Askush nuk mund të më kundërshtojë. Manuel ka fituar gjithcka, ndërsa Arjen ka luajtur një sezon të mrekullueshëm në Bundesligë si dhe një Kupe Bote fantastike. Por unë kam frikë se vendimi do të jetë sërish politik. Fabio Cannavaro e fitoi këtë trofe në vitin 2006 sepse ishte shpallur kampion Bote, kjo është e gjitha”.

Riberi e mbyll deklaratën e tij duke kujtuar se nuk i mungon aspak Topi i Artë, pasi ky trofe tashmë e ka humbur kuptimin. Sipas 31-vjecarit janë brohoritjet dhe vlerësimet e publikut ato që e bëjnë më të lumtur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat