Benitez, pasuesi i Rodgers te Liverpool

Sporti

Benitez, pasuesi i Rodgers te Liverpool

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 20:53

Trajneri spanjoll 10 ditë më parë udhëtoi drejt Anglisë ku kaloi disa ditë pushim pranë familjes së tij...

Rafa Benitez po përgatit rikthimin te Liverpooli në Premier League. Trajneri spanjoll 10 ditë më parë udhëtoi drejt Anglisë ku kaloi disa ditë pushim pranë familjes së tij, por sipas asaj që raportojnë mediat italiane, 54-vjecari ka zhvilluar një takim me disa drejtues të Liverpoolit, për të studiuar mundësinë e rikthimit në futbollin anglez. Aventura e Brendan Rodgers në krye të të kuqve duket se është drejt fundit, pasi skuadra që ai drejton aktualisht renditet në vendin e 12 dhe mund të shkarkohet javët e ardhshme për mungesë rezultatesh. E nëse do të ndodhë kështu, deri në përfundim të sezon Liverpool do të drejtohet nga një trajner i brendshëm, derisa Benitezit t’i mbarojë kontrata me Napolin, e vlefshme deri më 30 Qershor të 2015.

Spanjolli mësohet se ka marrë siguri të plotë për merkaton në hyrje dhe në dalje, një buxhet të madh për të shpenzuar si dhe një rrogë prej 4 milionë Eurosh në vit, pra rreth 500 mijë Euro më shumë se paga që përfiton aktualisht te Napoli.

Për momentin, Benitez nuk ka zbuluar asnjë detaj për planet e tij, duke kthyer gjithmonë të njëjtën përgjigje kur pyetet për rinovimin. “Nuk është momenti i duhur për të folur për të ardhmen.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat