Sahiti i del në mbrojtje Llazarit, sulmon Berishën!

Sporti

Sahiti i del në mbrojtje Llazarit, sulmon Berishën!

Nga: Kemajl Goca Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 18:59


Hendbolli është i vetmi nga sportet kolektive që është pranuar më të drejta të plota në mekanizmat ndërkombëtar (EHF dhe IHF). Tashmë e sa vite njohësit e këtij sporti kërkojnë më shumë nga klubet dhe kombëtarja e Kosovës, e cila sivjet për herë të parë garojë zyrtarisht në parakualifikimet për Euro 2018. Ish-portieri i gjeneratës së artë, Skënder Sahiti, paksa i ka vluar gjaku dhe nuk ka mundur të durojë kritikat e ish-hendbollistit të gjeneratës së artë, Dervish Berisha, që i adreson në drejtim të përzgjedhësit Alfred Llazari.
“Edhe pse jam përbetuar se nuk do të merrem me (Dervish Berishën) jo ekspertë, të njerëzve të cilët nga poltrona, kinse e lartë, japin këshilla të pabazuara. Shkrimi i fundit i Dervish Berishës, i cili kritikon cilësinë, rezultatet etj. pastaj selektorin e Kosovës në hendboll, Alfred Llazari. Sipas meje, Llazari është kah punon shumë mirë, duke marr mbi supe të gjitha kategoritë. Po të ishte ashtu siç kritikon Berisha, me siguri Llazari do të ishte trajneri më i kërkuar në botë. Ku qëndron faji?
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat