Lewandowski e gjen arsyen e humbjes!

Sporti

Lewandowski e gjen arsyen e humbjes!

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 16:47


Të gjithë futbollistët e Bayernit janë të dëshpëruar nga humbja (3:2) në ballafaqim me Manchester Cityn. Edhe sulmuesi bavarez ndihet i zhgënjyer por e gjen arsyen e kësaj humbjeje. “Bëmë dy gabime në dy minutat e fundit dhe pësuam dy gola. Luajtëm shumë mirë, por të vjen keq kur investon shumë dhe s’fiton asgjë. Përveç gabimeve fatale dhe vëmendjes maksimale të Cityt, në fund ne patëm probleme me përqendrimin. Ndoshta nuk ishim të fokusuar maksimalisht deri në minutën e fundit. Rezultati nuk ishte i drejtë nëse do krahasonim lojën e të dyja skuadrave. Megjithatë, kjo vlen si mësim për ne. Rëndësi ka që jemi të kualifikuar”, tha Lewandowski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat