Verona ofron 830 mijë euro për Lenjanin

Sporti

Verona ofron 830 mijë euro për Lenjanin

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 16:27

Mesfushori shqiptar nga Kosova, Ermir Lenjani, me lojëra fenomenale që ka treguar në kombëtaren e Shqipërisë, pa dyshim se ka rënë në sytë e shumë menaxherëve. Ai është anëtar i FC St. Gallen, pjesë e elitës së futbollit zviceran. Raportohet se skuadra e Serie A, Verona, ka ofruar një milion franga zvicerane ose i bie 830 mijë euro për shqiptarin. Lajmi bëhet i ditur nga mediet zvicerane, sipas të cilave ka shumë gjasa që klubi i St.Gallenit, i cili ka në pronësi për momentin kartonin e lojtarit, ta shesë për këtë shifër. Lenjani mund të presë deri në fund të sezonit dhe më pas të largohet me parametër zero, për faktin se i përfundon kontrata në qershor 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat