Nuk është normale!

Sporti

Nuk është normale!

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 15:07

Chelsea gjithnjë e më i frikshëm po bëhet për kundërshtarët në Champions League! Skuadra angleze si mysafir triumfoi me rezultat 5:0 ndaj Schalkes 04. Një fitore bindëse që as vet trajneri Jose Mourinho se ka pritur. Ai ia bëri ferr natën edhe Roberto di Mateo, trajnerit të Schalkes. Di Mateo nuk e ka pasur të lehtë të kapërdijë këtë disfatë nga ish-skuadra e tij me të cilën u shpall kampion evropian në vitin 2012! Mourinho rezultatin e thellë e quan si jo normal, ndërsa tash paralajmëron se mund ta presin rezultate të këqija! “Futbollistët bën një paraqitje të shkëlqyeshme kundër Schalkes. Të fitosh në Champions League me këtë rezultat nuk është normale, ndërsa të fitosh në Gjermani me këtë rezultat është pothuajse e pabesueshme”, tha ai. Mourinho mendon se janë një skuadër e mirë dhe për këtë arsye vijnë dhe rezultatet e mira! Chelsea kryeson me 11 pikë në grupin G ose ka katër më shumë se Sportingu. “Në këtë moment jemi një skuadër mjaft e mirë. Mirëpo, humbja do të vijë. Rezultatet e këqija po na presin, por realiteti është se ne jemi duke luajtur shumë mirë dhe kemi besim të madh”, tha Mourinho. Chelsea edhe në kampionatin anglez nuk njeh humbje, e cila nga 12 ndeshje ka 10 fitore e 2 barazime dhe me 32 pikë kryeson renditjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat