Zhgënjyen Miami e Chicago!

Sporti

Zhgënjyen Miami e Chicago!

Nga: K.Goca Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 14:49

Zhgënjyen Miami e Chicago!
Basketbollisti Stephen Curry do të kujtohet një kohë të gjatë nga skuadra e Miamit Heat. Curry ishte më i miri te Golden State. Ai me veprime e saktësinë e tij dërmoi Miamin, duke e deklasuar me rezultat 114:97, në ndeshjen e ligës NBA. Basketbollistët e Miamit nuk kishin formulë se si ta frenonin lojën mjeshtërore të Curryt, i cili me depërtimet e tija ishte edhe i pakapshëm. Miami në vatër të vet, pritej më shumë nga ta, një lojë më e përsosur, por nuk i shkoi sipas planit dhe dëshpëroi rreth 20 mijë shikues të tubuar në palestër. Basketbollistët e Golden States, bënë lojë të nivelit të lartë dhe falë Curry që realizoi 40 pikë, dolën edhe ngadhënjimtar! Golden State zënë vendin e dytë me 11 fitore e 2 humbje në Konferencën e Perëndimit, kurse Miami pozicionohet i gjashti me 8 fitore e 7 humbje në Lindje. Edhe Chicago zhgënjeu, e cila pësoi humbje me rezultat 114:109 nga Denver. Mbi 17 mijë shikues e përkrahën Denverin drejt fitores së madhe. Lawson me 20 pikë ka qenë prej më të dalluarve dhe protagonist i fitores. Butler me 32 pikë nuk mundi ta përmbys epërsinë e vendasve dhe me bashkëlojtarë lëshuan të dëshpëruar parketin! Chicago klasifikohet i treti me 9 fitore e 6 humbje në Lindje, ndërsa Denver i 11-ti me 7 fitore e 7 humbje në Perëndim. Washington-Atlanta, pa dyshim se ka qenë edhe si derbi i Lindjes. Atlanta shënoi fitore me rezultat 106:102. Washington është i dyti me 9 fitore e 4 humbje, kurse Atlanta e katërta me 7 fitore e 5 humbje në Lindje.

Rezultatet

Washington-Atlanta 102:106
Miami-Golden State 97:114
New Orleans-Sacramento 89:99
Milwaukee-Detroit 98:86
Denver-Chicago 114:109

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat