Me Barcelonën, si një finale

Sporti

Me Barcelonën, si një finale

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 13:33

Sulmuesi i PSG-së, Edinson Cavani, është i relaksuar dhe krenar që realizoi dy gola për fitoren e skuadrës së tij me rezultat 3:1 ndaj Ajax-it. Ai me padurim pret ballafaqimin e 10 dhjetorit kundër ekipit të Barcelonës. “Duhej të fitonim. Duhet të përfundojmë të parët. Ndeshja e fundit e grupit kundër Barcelonës do të jetë si një finale. Asgjë nuk është e lehtë, përderisa ju mund ta përsërisni ndeshjen që ne bëmë në takimin e parë”, ka thënë Cavani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat