I fyer

Sporti

I fyer

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 13:13


Futbollisti i Chelseas, Cesc Fabregas, nuk ndihet edhe aq rehat nga deklaratat e para disa ditëve të mbrojtësit të Real Madridit, Sergio Ramos, pasi ky i fundit la të kuptohej se mungesa e mesfushorit në ndeshjet e fundit që Spanja ka zhvilluar me Bjellorusinë dhe Gjermaninë ishte si pasojë e një kompromisi të 27-vjeçarit me klubin e tij. Futbollisti ndihet i fyer më këtë rast. “Ndihem i ofenduar dhe këtë ia thashë Sergios gjatë një bisede telefonike që patëm. Më irritoi shumë fakti që u vu në diskutim përkushtimi im. Kam luajtur shumë herë me përfaqësuesen ashtu sikundër edhe kam qenë i grumbulluar e nuk jam aktivizuar. Kam luajtur 94 ndeshje me Spanjën në këto 9 vitet e fundit. Ky është një tregues i përkushtimit tim. Pata një dëmtim në tendinë dhe tërheqje muskulore dhe nëse do të kisha zbritur në fushë mund të kisha përfunduar me një dëmtim shumë serioz. Gjithsesi, Sergios ia bëra të qartë që nëse do të këtë diçka për të thënë në lidhje me mua atëherë duhet të më telefonojë dhe jo të më dërgojë mesazhe nëpërmjet medies. Më detyrohet kaq sepse ne jemi shokë skuadre që kur luanim për të rinjtë”, tha Fabregas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat