Messi: Thyerja e rekordit?

Sporti

Messi: Thyerja e rekordit?

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 10:37

Futbollisti Lionel Messi, si gjithmonë modest, i qetë dhe nuk lazdrohet asnjëherë pavarësisht se sa gola shënon dhe cilin kundërshtar e mposhtin. Ai iu bë rekordmen i ri me 74 gola në Champions League, madje ia kaloi edhe legjendës së Real Madridit, Raul që ka realizuar 71 gola dhe e lë prapa rivalin e tij, Cristiano Ronaldo me 70 gola. Rekordet e Messit mahnitin tërë botën. Ai shënoi het-trik në Nikosia, duke ia siguruar fitoren e thellë Barcelonës me rezultat 4:0 ndaj Apoelit. Messi tri ditë pasi u bë shënuesi më i mirë në historinë e kampionatit spanjoll, vendosi rekordin tjetër dhe e bën shumë të lumtur! “Të arrish këtë sukses në një garë si Champions League është gjë e mrekullueshme. Por, ajo që kishte rëndësi ishte se ne morëm tre pikët. Ne duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë dhe do të përpiqemi për këtë”, ka thënë Messi. PSG udhëheq me 13 pikë në grupin F, një më shumë se Barcelona që renditet e dyta, skuadra që kanë siguruar kalimin në të tetën e finales.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat