Flet Guardiola për humbje!

Sporti

Flet Guardiola për humbje!

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 10:26


Bayerni nga Munihu pësoi humbjen e parë në fazën e grupeve të Champions League. Pas një loje dramatike deri në pikën e fundit, bavarezët u gjunjëzuan me rezultat 3:2 nga Manchester City. Sulmuesi Sergio Aguero ishte në mbrëmjen më të mirë dhe në minutën 90+1 realizoi golin e fitores së madhe dhe e fut në luftë të fortë ekipin e tij për vend të dytë, e cila i shpie në të tetën e finales në Champions League. Pep Guardiola, trajner i Bayernit, flet për humbje!”Në fund të fundit, futbolli është kënaqësi për t’u luajtur dhe lojtarët e bënë këtë. Ne dominuam ndeshjen, mirëpo bëmë dy gabime dhe kjo është arsyeja se pse humbëm”, tha Guardiola. Bayerni kryeson me 12 pikë në grupin E, ndërsa Manchester City, Roma e CSKA Moska kanë nga 5 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat