Klopp nuk beson se Wenger është në presion

Sporti

Klopp nuk beson se Wenger është në presion

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 09:34

Borussia Dortmund, Jurgen Klopp, nuk beson se Arsene Wenger është në presion të madh te Arsenali.
Klopp ka folur para ndeshjes së sotme të Ligës së Kampionëve në mes dy skuadrave, ndeshje që zhvillohet në Emirates, dhe sipas tij, rezultatet e dobëta të Topçinjve së fundmi janë pasojë e mungesave.

“A është Arsenali në presion të vërtetë? Ka lloje të ndryshme të presionit. Nuk e di se çfarë mendojnë njerëzit këtu, çfarë duan të jetë Arsenali”.

“Ata e shohin Chelsean në krye, Manchester United që ka disa probleme, Man City disa probleme në Champions League. Ndoshta njerëzit mendojnë se kjo është mundësi e përkryer për Arsenalin të kalojë tutje, por nuk e di”.

“Por, ata kanë shumë lëndime. Mesut Ozil, askush nuk e dëshiron atë kur ai luan, çdokush ka nevojë për të kur nuk luan. Wishere është jashtë, andaj ka disa probleme”, ka thënë Klopp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat